Spahiu: Bashkëpunimi mes diasporës dhe parlamentit duhet të jetë detyrim

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, theksoi sot rëndësinë e forcimit të lidhjeve me diasporën dhe standardizimit të gjuhës shqipe.


Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, theksoi sot rëndësinë e forcimit të lidhjeve me diasporën dhe standardizimit të gjuhës shqipe.

Gjatë fjalës së saj në Samitin e IV të Diasporës me temë “Rruga përpara – Nga komunikimi te bashkëveprimi”, Spahiu vlerësoi përkushtimin e mësuesve shqiptarë jashtë vendit për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Ajo bëri të ditur se në strategjinë e re, gjuha shqipe do të jetë e standardizuar.

“Ndoshta nxitja e procesit të votimit na bëri që të lidhemi më shumë me diasporën. Ajo që më ka impresionuar më shumë kanë qenë takimet dhe puna shumë e madhe që bëhet, si dhe përkushtimi shumë i madh i mësuesve tanë kudo në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe.

“Të investosh nga koha jote dhe të trashëgosh gjuhën shqipe është një gjë që ne nuk duhet ta harrojmë kurrë. Tashmë, në strategjinë e re, gjuha shqipe do të jetë e standardizuar. Është domosdoshmëri që të kemi një kornizë të përbashkët evropiane të referimit për gjuhën, sepse ne duhet patjetër që ta kemi të standardizuar dhe të certifikuar”, tha ajo.

Duke marrë shembullin e komuniteteve arbëreshe, Spahiu nënvizoi nevojën standardizim të mësimit të gjuhës.

“Dua të marr shembullin e arbëreshëve, të cilët janë shumë të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në të gjitha rajonet ku flitet arbërishtja. Janë të interesuar që komunitetet të jenë bashkë dhe të ketë një standardizim të mësimit të gjuhës”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me institucionet, nënkryetarja e Kuvendit, theksoi se bashkëpunimi mes diasporës dhe parlamentit duhet të jetë detyrim dhe jo më çështje dëshire. Sipas saj, deputetët duhet të mbajnë lidhje të vazhdueshme me shqiptarët jashtë vendit, ndërsa konsullatat duhet të jenë gjithmonë të hapura për ta.

“Kam pasur një iniciativë për ta thelluar bashkëpunimin e diasporës me parlamentin, kjo nuk duhet të jetë më çështje dëshire, por duhet të jetë detyrim. Tashmë janë krijuar kushtet dhe është domosdoshmëri që deputetët e parlamentit shqiptar të kenë lidhje të vazhdueshme me diasporën. Dyert tona të konsullatave duhet të jenë të hapura. Në të vërtetë, Shqipëria është tek ajo derë dhe mendoj se puna jonë duhet të jetë si një trinomi: diaspora, parlamenti dhe qeveria, që i bëjnë bashkë diplomatët tanë që janë atje. Agjencia Kombëtare për Diasporën çdo vit referon në Komisionin për Kulturën, Diasporën dhe Turizmin”, tha Spahiu.

Ajo theksoi se objektiv mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Rëndësi ka që ne kemi dashamirësinë për ta parë vendin tonë shumë më mirë se sot dhe për të arritur atë objektiv që ne duhet të ulemi në tryezën e BE-së në vitin 2030. Një angazhim shumë më i madh i yni dhe i juaji do ta bëjë këtë gjë realitet”, tha Spahiu.

Burimi ATSH

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…