Demo: Brenda vitit 2026 formalizohet programi kombëtar për transportin publik

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se po punohet që brenda vitit 2026 të formalizohet një qasje më e strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se po punohet që brenda vitit 2026 të formalizohet një qasje më e strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se ka një qasje të re nga qeveria për të ndërtuar një program kombëtar, sidomos për zonat turistike.

“Synohet të ofrohet një transport urban më cilësor dhe patjetër për të garantuar në të njëjtën kohë lëvizshmëri më të lehtë për turistët”, tha ai.

Demo solli në vëmendje nismën e qeverisë për sa i përket mbështetjes së sektorit në tërësi të transportit publik.

Sipas tij, po bashkëpunohet ngushtësisht me bashkitë për sa i përket përmirësimit të këtij shërbimi në territor.

“Patjetër që autobusët elektrik për zonat urbane janë më se të mirëpritur nga vetë bashkitë, dhe aq më tepër për sa i përket uljes së kostos. Është program kombëtar shumëdimensional. Ka disa ministri që janë duke punuar si dhe vetë bashkitë. Besoj se viti 2026 do të formalizojë një qasje më të strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik”, tha Demo.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Negociatat me BE-në po ecin normalisht, pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje të procesit…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Negociatat me BE-në po ecin normalisht, pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje të procesit…