Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është bllokuar nga asnjë vend anëtar dhe po vijon normalisht.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është bllokuar nga asnjë vend anëtar dhe po vijon normalisht.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha theksoi se procesi është kërkues dhe kompleks, dhe se vendet anëtare bëjnë pyetje shtesë, por kjo nuk përbën bllokim. Ai shtoi se Shqipëria është vendi i parë që negocion metodologjinë e re, duke mbushur 92 hendekë të nevojshëm për hapjen e kapitujve të negociatave.

“Unë e them me bindje të plotë: procesi nuk është bllokuar dhe as nuk është ngadalësuar. Komisioni Europian ka pranuar progresin tonë dhe beson se Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme,” tha ministri Hoxha.

Ai vuri në dukje se vendet anëtare do të vazhdojnë të bëjnë pyetje për të verifikuar progresin, duke e bërë procesin kërkues dhe dinamik. “Asgjë nuk është e lehtë në Bashkimin Europian, por Shqipëria po përballon sfidat me sukses,” theksoi Hoxha.

Ministri Hoxha u ndal edhe në raportet me Greqinë, të cilat sipas tij në këto momente janë nga më të mirat e pasura ndonjëherë.

Hoxhaj theksoi se pas takimeve të zhvilluara në Athinë me faktorët politikë grekë, ekziston një dakordësi për të avancuar sa më shpejt dhe në mënyrë substanciale në zgjidhjen e çështjeve të hapura, brenda një kuadri të përgjithshëm.

“Greqia është vullnetmirë. Pa Greqinë, asnjë kapitull nuk hapet, pasi mjafton një vend që të përdorë mekanizmat për ta penguar procesin. Ne kemi dakordësi për t’i bërë gjërat më të lehta për njëri-tjetrin dhe për të ecur përpara”, tha ministri Hoxhaj.

Ai shtoi se së shpejti do të zhvillohet një takim i detajuar me Ministrin grek, në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur çdo problem dhe për të siguruar që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të mos ketë pengesa apo kundërshti.

Ministri nënvizoi gjithashtu rolin e Greqisë si vend që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në gjysmën e dytë të vitit 2027, duke e bërë bashkëpunimin dypalësh një faktor kyç për suksesin e Shqipërisë në përmbylljen e kapitujve të fundit të negociatave.

“Ka një dëshirë të ndarë nga të dy palët për të ecur përpara. Greqia është vend anëtar në BE, dhe po na ndihmon dhe është ndër mbështetësit e mirë të Shqipërisë, në procesin e negociatave”, u shpreh Hoxha.

Hoxha: Marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, fokus te shqiptarët në Preshevë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të shkëlqyer, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha fushat.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Kosova është një demokraci funksionale dhe nënvizoi se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë atë në çdo drejtim. Sipas tij, edhe Samiti i Diasporës që pritet të mbahet në Tiranë do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve me shqiptarët jashtë vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Ministri bëri të ditur se çështjet që lidhen me shqiptarët në Luginën e Preshevës mbeten në vëmendje të politikës së jashtme shqiptare. Ai kujtoi se gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ka kërkuar publikisht respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, duke theksuar se ato duhet të jenë në të njëjtin standard me të drejtat e çdo qytetari tjetër.

Sipas tij, Shqipëria ka kërkuar hapjen e një konsullate të përgjithshme në këtë rajon, me synimin për të rritur praninë diplomatike dhe për të qenë më pranë shqetësimeve të komunitetit shqiptar.

Ministri njoftoi gjithashtu një nismë të re për krijimin e një agjencie shtetërore që do të zbatojë projekte jashtë vendit. Kjo agjenci synon të mbështesë komunitetet shqiptare kudo ku ato jetojnë, me fokus të veçantë fillimisht te shqiptarët e Luginës së Preshevë. Ai theksoi se Shqipëria synon të kalojë nga një vend përfitues i projekteve ndërkombëtare në një aktor kontribues, duke ofruar mbështetje konkrete për shqiptarët në rajon dhe më gjerë.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…