
Beja: Shërbim efikas dhe funksional në pikën doganore të Sarandës
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti.
Gjatë prezantimit, ai u ndal te rëndësia e forcimit të mëtejshëm të punës në këtë pikë doganore, duke theksuar se përvoja e mëparshme e Mehmetit në administratën doganore përbën një bazë të rëndësishme për përmbushjen e detyrave në vijim.
Në komunikimin me stafin, ai kërkoi vijimësi në standardet e punës, respektim të procedurave dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe funksional.
Gjatë vizitës, u zhvillua edhe një takim me stafin e degës, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe organizimin e strukturave përkatëse.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave po vijon monitorimin në terren të punës së strukturave doganore duke kërkuar përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.
Burimi ATSH

















