Pirdeni: Administrata publike dhe të rinjtë, në vijën e parë të integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, u shpreh se Shqipëria vijon të jetë në pararojë të procesit të integrimit në Bashkimi Evropian, duke avancuar me hapjen dhe zhvillimin e negociatave.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, u shpreh se Shqipëria vijon të jetë në pararojë të procesit të integrimit në Bashkimi Evropian, duke avancuar me hapjen dhe zhvillimin e negociatave.

Gjatë një takimi me studentë në Tiranë, për të diskutuar mbi procesin e negociatave ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Pirdeni theksoi se pas ecurisë pozitive të këtij procesi qëndron puna e përditshme e administratës publike dhe e një numri të madh profesionistësh të angazhuar.

Ajo vlerësoi rolin e të rinjve në këtë proces, duke nënvizuar se shumë prej tyre, të dalë jo shumë vite më parë nga auditoret universitare, janë sot pjesë e administratës dhe mbajnë një peshë të rëndësishme në negociatat për anëtarësim.

“Procesi i integrimit është kompleks dhe sfidues, por njëkohësisht shumë domethënës për të ardhmen e vendit, ndërsa të rinjtë përbëjnë një forcë kyçe në përparimin e tij”, tha ajo.

Pirdeni u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Programit të Ekselencës, duke theksuar se mbi 860 punonjës të administratës publike kanë ardhur nga ky program dhe kontribuojnë çdo ditë me profesionalizëm dhe përkushtim për realizimin e objektivit strategjik të Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda vitit 2030.

Burimi ATSH

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…