Anëtarësimi në BE, Rama: 2030-a, plan që na e ka vendosur përpara Komisioni Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me të reja dhe të rinj studentë, në sallën “Liria” në Qytetin “Studenti” lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me të reja dhe të rinj studentë, në sallën “Liria” në Qytetin “Studenti” lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, Rama u shpreh se, “2030-a nuk është një ëndërr që e kemi parë ne dhe që po ua tregojmë njerëzve, por është një plan që e kemi në tavolinë”.

Pra, theksoi Rama, “ajo shpejtësia e hapjes së kapitujve është në plan dhe planin nuk e kemi bërë ne; planin na e ka vendosur përpara Komisioni Europian dhe na ka thënë: ‘Ky është plani, a e kapni apo s’e kapni dot, kjo është e gjitha pjesa juaj.’ Çfarë dimë ne t’ju themi është që, po e kapët dot, ne ju kemi 100% me vete dhe bashkërisht do të mbyllim negociatat teknike”.

“Kjo do të thotë që Komisioni, nëse ne do ta zbatojmë planin, i cili ka si ambicie fundin e vitit 2027, do t’i thotë Këshillit Europian: ‘Me këta ne s’kemi më punë, me këta i kemi mbyllur negociatat, tani këta janë gati të bëhen anëtarë.’ Por, shtoi Kryeministri, “pastaj fillon procesi politik, duhet që të gjitha vendet anëtare të votojnë në parlamentet e tyre për të na pranuar dhe më pas ne të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Kryeministri Rama.

Pra, vijoi ai, “është një proces me dy faza. Faza e parë është në dorën tonë në një masë shumë të madhe, ndërsa faza tjetër është në dorën e tyre, po ashtu në një masë të madhe”.

“Yjet janë bashkuar dhe të dy palët kanë të njëjtin interes: ne duam të hyjmë, ata duan të zgjerohen. Kjo është konjuktura e re. Nëse ata në një moment të caktuar do të thonë se nuk duan të zgjerohen, atëherë dinamika ndryshon. Por për momentin ky është realiteti”, tha Rama.

“Kush ju thotë diçka tjetër ju tregon një përrallë, për arsye të ndryshme: ose do t’ju gënjejë, ose do që ta çojë Shqipërinë në BE, por jo me ne, por ta çojë vetë, ose është një injorant që nuk kupton asgjë dhe kërkon patjetër të flasë keq”, iu drejtua rama- studentëve.

Duke folur për drejtësinë, Rama u shpreh se 85% e çështjeve të SPAK që kanë të bëjnë me zyrtarët publikë i përkasin mandatit të parë të qeverisë së tij dhe pjesës së parë të mandatit të dytë, si dhe rasteve përpara ardhjes së tyre në pushtet. Sipas tij, kjo tregon se rastet kanë ardhur duke u bërë gjithnjë e më pak, jo më shumë, gjatë qeverisjes së tyre.

Ai theksoi se, ndryshe nga vendet e tjera që i kanë ndërtuar këto institucione prej kohësh, në Shqipëri ato janë institucione të reja që bëjnë edhe “gërmime” në të kaluarën, gjë që është normale.

Sipas Ramës, realiteti është shumë më ndryshe nga mënyra se si paraqitet shpesh në media.

Ndërkohë, ai shtoi se, në një vend normal demokratik drejtësia bën punën e vet dhe mediat që pasqyrojnë punën e saj nuk duhet të bëjnë gjyqe të parakohshme, ndërkohë që hetimet janë ende në proces.

Sipas tij, kjo ndikon ndjeshëm në rritjen e perceptimit negativ për situatën.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…