
Programi i Praktikave të Punës, urë drejt punësimit për të rinjtë në bujqësi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau në rrjetet sociale historinë e një të reje që përfitoi nga ky program, duke e cilësuar atë si një model suksesi për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në sektorë kyç të ekonomisë.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës po ndihmon të rinjtë të integrohen në tregun e punës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, duke shënuar hapa cilësorë edhe në bujqësi dhe zhvillimin rural.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau në rrjetet sociale historinë e një të reje që përfitoi nga ky program, duke e cilësuar atë si një model suksesi për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në sektorë kyç të ekonomisë.
Havjola, 24 vjeç, e diplomuar në Bioteknologji, pas përfundimit të një praktike 3-mujore në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, arriti të sigurojë një kontratë 1-vjeçare pune pranë këtij institucioni, falë performancës së saj pozitive gjatë praktikës.
Ajo tregon se aplikimi në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës ishte një hap i rëndësishëm për nisjen e karrierës së saj profesionale, ndërsa e konsideron punësimin në një sektor të ndjeshëm si siguria ushqimore një përgjegjësi të madhe.
“Përmes thirrjes së 10-të të këtij programi, Havjola ka vijuar angazhimin në fushën e shëndetit dhe mbrojtjes së bimëve, duke inkurajuar edhe bashkëmoshatarët e saj që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron ky program për zhvillimin profesional dhe integrimin në tregun e punës”, u shpreh ministri Salla.



















