Nufi: Rezoluta për Iranin, qëndrim për sigurinë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se rezoluta e votuar sot në Kuvend nuk është një akt formal, por një qëndrim për sigurinë kombëtare të vendit.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se rezoluta e votuar sot në Kuvend nuk është një akt formal, por një qëndrim për sigurinë kombëtare të vendit.

Në reagimin në rrjetet sociale pas votimit në Kuvend, Nufi tha se “regjimi iranian ka përdorur ndër vite instrumente terroriste dhe mjete hibride për të shtrirë ndikimin e tij, përfshirë edhe në rajonin tonë”.

“Në vitin 2022, Shqipëria u përball drejtpërdrejt me këtë kërcënim, përmes një sulmi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore, dhe gjithashtu sulmi i fundit kibernetik ndaj Parlamentit të Republikës është një akt i papranueshëm ndaj një vendi anëtar të NATO-s”, tha Nufi, duke nënvizuar se sot nuk u votua thjesht një tekst, por u votua për sigurinë, aleancat dhe parimet që vendi ynë mbron.

Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste, si dhe shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste.

Kuvendi votoi me 79 vota pro dhe 1 abstenim duke miratuar projektrezolutën.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…