Doganat dhe Autoriteti Portual Durrës, rritje e shkëmbimit të informacionit
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me kreun e Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit në përpunimin e mallrave dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj biznesit.

Në takim u diskutua gjithashtu avancimi i digjitalizimit, rritja e shkëmbimit të informacionit dhe forcimi i analizës së riskut, me qëllim garantimin e një fluksi sa më të shpejtë, të sigurt dhe transparent të mallrave.
Sipas DPD-së, bashkëpunimi mes institucioneve mbetet kyç për lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit.
Burimi ATSH