Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të programit FASEP, për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit.

Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe ekspertë të ekonomisë qarkulluese, u analizua situata aktuale e menaxhimit të mbetjeve, sfidat që lidhen me kapacitetet ekzistuese si dhe nevoja për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për trajtimin e tyre.

Studimi përfshin zonat Tiranë–Durrës, Fier dhe Elbasan, të cilat përbëjnë disa nga qendrat kryesore të gjenerimit dhe trajtimit të mbetjeve në vend.

Ministri Jaupaj theksoi se ky proces synon të identifikojë skenarët më të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në 30 vitet e ardhshme, duke u bazuar në standardet dhe hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve të Bashkimi Europian.

Sipas tij, zgjidhjet e propozuara do të kombinojnë riciklimin, trajtimin e mbetjeve organike, landfillet sanitare dhe teknologjitë për rikuperimin e energjisë, në funksion të zhvillimit të një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve.

Ministri nënvizoi se këto tre zona strategjike përfaqësojnë rreth 65% të volumit total të mbetjeve të gjeneruara dhe të trajtuara në Shqipëri, ndaj studimi pritet të luajë një rol kyç në hartimin e politikave afatgjata për sektorin.

Procesi i studimit të fizibilitetit, në bashkëpunim me partnerët francezë dhe ekspertët ndërkombëtarë, synon të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve dhe përafrimin me standardet europiane të ekonomisë qarkulluese.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia