Ministria e Mjedisit marrëveshje me UBT-në për sfidat mjedisore dhe kërkime shkencore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës përmes një Memorandumi Mirëkuptimi.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës përmes një Memorandumi Mirëkuptimi.

Sipas ministrit “partneriteti që ka ekzistuar prej kohësh në nivel teknik e akademik, tani merr formë të mirëstrukturuar dhe afatgjatë në shërbim të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Jaupaj theksoi se “marrëveshja që nënshkruam së bashku me rektorin e UBT-së, prof. dr. Fatbardh Sallaku, përfshin fusha strategjike si menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, biodiversiteti, inxhinieria e pyjeve, rehabilitimi i mjediseve të ndotura, si dhe studimet për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike duke hapur gjithashtu mundësi për projekte të përbashkëta kërkimore, ekspertizë shkencore në mbështetje të politikave publike dhe praktika profesionale për studentët”.

“I bindur se ky partneritet mes Ministrisë së Mjedisit dhe UBT forcon lidhjen mes institucioneve publike dhe akademisë, duke e bërë shkencën një mbështetje konkrete për vendimmarrjen dhe duke përgatitur një brez të ri profesionistësh për sfidat mjedisore të së ardhmes, në një kohë kur Shqipëria avancon në procesin e integrimit evropian”, shkruan Jaupaj.

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit: Arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit.

Global 360

LVV propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun për presidente të Kosovës

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit: Arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit.