Çelet në Shkodër ekspozita lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

Në ambientet e Kinema “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një projekt historik dhe edukativ, i cili, pas prezantimit në Tiranë dhe ndalesës në Prishtinë, vijon udhëtimin e tij në një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare.


Në ambientet e Kinema “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një projekt historik dhe edukativ, i cili, pas prezantimit në Tiranë dhe ndalesës në Prishtinë, vijon udhëtimin e tij në një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, studiues, pedagogë, nxënës, si dhe qytetarë të interesuar për historinë ekonomike dhe institucionale të vendit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Ahmetaj, theksoi rëndësinë simbolike të ndalesës së ekspozitës në Shkodër, duke e cilësuar qytetin si një nyje të rëndësishme të kujtesës kombëtare, të traditës tregtare dhe të qytetërimit urban shqiptar.

Ajo nënvizoi se historia e parasë nuk është vetëm histori e institucioneve financiare, por edhe histori e njerëzve, e shkëmbimeve, e besimit, e krizave dhe e ndërtimit të shtetit.

Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë” është konceptuar si një udhëtim në kohë, përmes të cilit publiku mund të lexojë historinë e Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të sistemit monetar dhe të bankës qendrore. Ajo përfshin dokumente arkivore, fotografi, kartëmonedha dhe monedha origjinale, materiale ligjore dhe dëshmi historike që nisin nga fundi i shekullit XIX, me vizionin e Rilindjes Kombëtare për një bankë shqiptare, për të vijuar me përpjekjet e para shtetformuese pas Pavarësisë, themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis në vitin 1925, periudhat e luftës, ekonominë e centralizuar, tranzicionin e viteve ’90 dhe rolin e Bankës së Shqipërisë si bankë qendrore moderne.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet figurave historike dhe personaliteteve që kanë kontribuuar në zhvillimin e sistemit financiar shqiptar, si dhe transformimeve politike e ekonomike që kanë gjetur reflektim në monedhë dhe kartëmonedhë ndër dekada.

Në përfundim të fjalës së saj, Ahmetaj theksoi se kjo ekspozitë është një akt kujtese institucionale dhe një ftesë për dialog publik, duke e konsideruar paranë jo vetëm si mjet shkëmbimi, por si dëshmi historike që mbart gjurmët e pushtetit, krizës, reformës, identitetit dhe shpresës kombëtare.

Në emër të Bankës së Shqipërisë, ajo shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me autoritetet vendore dhe të gjithë kontribuuesit në realizimin e këtij projekti, duke ftuar qytetarët e Shkodrës dhe më gjerë ta vizitojnë ekspozitën dhe të njihen nga afër me një shekull histori monetare shqiptare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 3-7 mars dhe është e përshtatshme për të gjitha grup-moshat, me fokus të veçantë në edukimin financiar dhe historik të të rinjve.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Ekspozimi i mozaikëve, dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha sot se në këtë monument do të ekspozohen për publikun mozaikët…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Ekspozimi i mozaikëve, dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha sot se në këtë monument do të ekspozohen për publikun mozaikët…