
Rama: Shqipëria me botën e lirë, opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, e cila u zhvillua ditën e sotme në formën e një marshimi përgjatë kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, e cila u zhvillua ditën e sotme në formën e një marshimi përgjatë kryeqytetit.
Kreu i qeverisë publikoi foto nga sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, ndaj strukturave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, si dhe një foto nga një kosh mbeturinash të cilit iu vu flaka nga protestuesit e opozitës përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës.
Rama shkruan: “Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, duke ju referuar akteve të dhunës me molotovë të hedhura nëpër rrugë e kosha.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, sot tubimi i opozitës u zhvillua në formë marshimi, i cili nisi nga Kryeministria drejt drejtorisë së Policisë së Shtetit në bulevardin “Bajram Curri”.
Gjatë marshimit protestuesit hodhën koktej molotov dhe dogjën koshat e mbeturinave.
Marrë nga ATSH



















