
Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit
Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të rrezikshme për të gjithë dhe bëri thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të rrezikshme për të gjithë dhe bëri thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Macron theksoi se shpërthimi i një konflikti të hapur mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit do të kishte pasoja serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Ai kërkoi ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të tensioneve.
Presidenti francez u shpreh se Teherani duhet të kuptojë se e vetmja rrugë është nisja e negociatave serioze për programin e tij bërthamor dhe për çështjet që lidhen me destabilizimin rajonal.
Sipas tij, kjo është thelbësore për sigurinë në Lindjen e Mesme.
Macron gjithashtu theksoi se populli iranian duhet të ketë të drejtën të vendosë lirisht për të ardhmen e tij duke shtuar se veprimet e regjimit iranian e diskreditojnë atë dhe kërkojnë që zëri i qytetarëve të dëgjohet sërish.
Sipas Pallatit Elysee, Macron ka zhvilluar biseda telefonike të veçanta sot me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Jordanisē.
Marrë nga ATSH



















