
AIDA memorandum bashkëpunimi ekonomik me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruan sot në Tiranë një memorandum bashkëpunimi.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruan sot në Tiranë një memorandum bashkëpunimi.
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro zhvilloi një takim me delegacionin nga Kosova, të përbërë nga përfaqësues të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), organizatë që përfaqëson mbi 2800 biznese nga sektorë kyç të ekonomisë.
Në takim ishin përfaqësues të rëndësishëm të sipërmarrjes kosovare.
Takimi u përqendrua në prezantimin e mundësive për partneritete ekonomike, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe diskutimin e iniciativave të përbashkëta, përfshirë organizimin e një Forumi të Përbashkët të Bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në përfundim të takimit, palët firmosën një Memorandum Bashkëpunimi, duke formalizuar një kornizë bashkërendimi për iniciativa të ardhshme dhe projekte konkrete me ndikim në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Ky është një moment i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe në krijimin e një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi mes komuniteteve të biznesit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Burimi ATSH


















