
Përkujtohen ish-Kryegjyshët Dede Ahmet Myftari dhe Riza Ali Dede
Ceremonia përkujtimore u drejtua nga Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve

Pasditen dhe mbrëmjen e 22 shkurtit 2026, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, u përkujtuan në një ceremoni të përbashkët, 110-vjetori i lindjes së ish-Kryegjyshit Dede Ahmet Myftari dhe 82-vjetori i ndarjes nga jeta, i ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Riza Ali Dede.
Ceremonia përkujtimore u drejtua nga Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, i cili në fjalën e Tij, përmendi kontributin fetar e atdhetar të këtyre dy klerikëve.
Njëkohësisht, besimtarë e personalitete të pranishëm, vizituan nga afër dhe ekspozitën fotografike, përgatitur enkas për jetën dhe veprën e këtyre dy klerikëve të shquar.



















