Balla takon raporterin për Shqipërinë në PPE, Kovatchev
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Bruksel me Andrey Kovatchev, zv/kryetar i Komitetit mbi Çështjet e Jashtme dhe raporter për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Europiane.

Duke informuar mbi këtë takim, Balla bëri të ditur se Kovatchev uroi që Shqipëria të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Europian.
“Me Andrey Kovatchev, një mik i vjetër, diskutuam për ecurinë e negociatave dhe ambicien tonë për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësim brenda vitit 2027”, u shpreh Balla.
Ai shprehu mirënjohjen ndaj PPE-së dhe Parlamentit Europian për mbështetjen e fortë, e shprehur edhe në draft-rezolutën e paraqitur javën e kaluar dhe që fillon diskutimin ditën e enjte në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).
Burimi ATSH