
Gjimnazistët përgatiten për Festivalin e Shkencës, Rama: Hap i ri që ushqen pasionin për kërkimin dhe inovacionin
Nxënës të shkollave të mesme publike në të gjithë vendin janë të angazhuar intensivisht në përgatitjet për pjesëmarrjen në edicionin e parë të Festivalit të Shkencës për gjimnazistë.

Nxënës të shkollave të mesme publike në të gjithë vendin janë të angazhuar intensivisht në përgatitjet për pjesëmarrjen në edicionin e parë të Festivalit të Shkencës për gjimnazistë.
Ky aktivitet do të vendosë në garë potencialin e nxënësve të shkollave të mesme në nivel kombëtar në fushat e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau disa foto nga gjimnazistë, të cilët sipas tij “me energjinë e bukur të kreativitetit të nxënësve që po bëhen gati për Festivalin e parë të Shkencës në gjimnazet tona, një hap i ri që ushqen pasionin për dijen, kërkimin dhe inovacionin”.
Puna për organizimin e festivalit ka nisur që në muajin nëntor nga Ministria e Arsimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Kurikulave dhe ka si qëllim evidentimin e të talentuarve të shkollave të mesme publike në vend.
Burimi ATSH



















