Tafa: AKSHI zemra e modernizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset

Igli Tafa u prezantua sot në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI).


Igli Tafa u prezantua sot në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI).

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe një pjesë e stafit të AKShI-t, Tafa u shpreh se e konsideron një përgjegjësi të jashtëzakonshme drejtimin e këtij institucioni, si një institucion të suksesshëm që nuk është vetëm teknologjik, por zemra e modernizimit dhe transformimit digjital.

Tafa tha se AKShI është një institucion që ofron shërbime për gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit, si hallka kryesore e bashkëpunimit me gjithë institucionet e tjera në sektorin publik dhe privat.

“Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua”, tha Tafa.

Në një mesazh drejtuar stafit të AKShI-t, Tafa tha se ata janë fuqia dhe forca reale që ka bërë të mundur transformimin, ndërsa theksoi se do të punohet për ta çuar më para vizionin e Kryeministrit Rama për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve drejt bizneseve dhe qytetarëve.

Ndërsa, në një mesazh drejtuar qytetarëve, Tafa nënvizoi se AKShI do të bëjë maksimumin për të ofruar shërbime gjithnjë e më të qëndrueshme, ndërsa do të punohet për shërbimet në e-Albania 2.0 apo avancimi i teknologjive IA për të bërë të mundur Shqipëria të jetë lider jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tafa: AKSHI zemra e modernizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset

Igli Tafa u prezantua sot në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI).

Global 360

Pesë mijë emblema të UÇK-së “veshin” NEWBORN në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fotografi të monumentit të pavarësisë së Kosovës, i cili nderon luftën e UÇK-së…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tafa: AKSHI zemra e modernizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset

Igli Tafa u prezantua sot në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI).