Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do të marrë pjesë nesër në seancën, ku priten fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca arriti në Hagë.

Ai do të marrë pjesë nesër në seancën, ku priten fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Holandë, Konjufca tha se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë e lavdishme çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare dhe për t’i treguar botës se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar vendi ynë Kosova dhe që këtë vlerë e cila është në themel të shtetit tonë do ta mbrojmë me çdo kusht dhe çdo çmim”, tha Konjufca.

Në Prishtinë, krahas aktiviteteve për 18-vjetorin e pavarësisë, është mbajtur edhe një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë ku theksohet domosdoshmëria e një procesi të rregullt ligjor në Hagë. /Kosovapress/

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Global 360

Pritje shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Osmani: Miqësia me aleatët, shtylla më e fuqishme e të ardhmes

Në shënim të 18-vjetorit të pavarësisë, në Prishtinë u organizua pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia