Demo: “Paketa e Maleve”, mundësi banorëve që nuk shfrytëzojnë dot tokën për arsye dokumentesh

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se 13 bashki në rang vendi kanë përcaktuar 69 zona prioritare të zhvillimit, ndërsa 8 bashki të tjera janë në proces.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se 13 bashki në rang vendi kanë përcaktuar 69 zona prioritare të zhvillimit, ndërsa 8 bashki të tjera janë në proces.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ministri Demo tha se fokusi te Paketa e Maleve, ndodh për dy arsye.

“Paketa e Maleve nëse i referohemi ligjit, i cili është miratuar në vitin 2025 për sa i përket kategorive që mund të përfitojnë nëpërmjet kësaj pakete. Janë ata banorë të cilët disponojnë një pronë të caktuar dhe e kanë përdorur atë më shumë se 10 vjet, por nuk kanë dokumentacion përkatës, ata e kanë të pamundur që të bëjnë investime në atë pronë”, tha Demo.

“Paketa e Maleve garanton që për këto raste ata kanë të drejtë të aplikojnë duke garantuar që atje ku këta individë nuk kanë konflikte as me komshinjtë, as me banorët, rezulton pronë shtet, nuk ka konflikte sa i përket pronësisë me pronarë të tjerë dhe procesi është shumë transparent dhe ndiqet në nivel vendor”, pohoi ai.

Demo shtoi se “kategoria e dytë janë rastet, ku banorët brenda vetes së tyre kanë ndarë, ose i janë referuar pronave që rrethojnë territorin në bazë të pronësive të vjetra, të familjeve të tyre. Dhe banorët vetvetiu në atë zonë e kanë respektuar këtë gjë dhe nuk tentojnë të hyjnë në atë territor, por nuk kanë letra sepse nuk kanë ndjekur ligjin 7501. Edhe në këto raste, këtyre i lind e drejta që të investojnë në këtë territor“.

Sipas ministrit Demo, aplikimet bëhen në nivel vendor dhe janë bashkitë që përcaktojnë zonat e prioritetit.

Demo theksoi se janë 13 bashki që kanë përcaktuar 69 zona prioritare të zhvillimit dhe 8 bashki të tjera janë në proces.

“Në total kemi 40 bashki që kanë sjellë aplikimet për Paketën e Maleve, interesi është shumë i lartë, por vendimi për përcaktimin e zonave prioritare përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë zona që përcaktohen me harta të sakta. Të gjitha bashkitë në vend janë të interesuara për këtë. 69 zona prioritare, ata që janë pjesë e këtyre kategorive, bëjnë aplikimet në e-Albania, bashkia e merr aplikimin dhe fillon procesin në nivel lokal. Pasi bëhen verifikimet, bashkia duhet të bëjë shpallje publike për 45 ditë. Pas 45 ditësh nëse nuk ka kontestime nga asnjë palë, bashkia merr vendimin e Këshillit Bashkiak”, tha Demo.

Demo e cilësoi Paketën e Maleve, si një paketë incentive që duhet të çlirojë energjinë në territor, pikërisht në ato zona që kanë potencial të jashtëzakonshëm, për të krijuar ekonomi lokale.

/Marrë nga ATSH

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.