Pirdeni për ligjin e “Lobimit”: Regjistër lobistësh dhe mekanizma të qarta kontrolli

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale projektligjin “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale projektligjin “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.

Në fjalën e saj Pirdeni u shpreh se, kjo nismë përbën pjesë të detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për përmbushjen e piketave të ndërmjetme në procesin e negociatave për anëtarësim.

Pirdeni theksoi se, për herë të parë, ky ligj parashikon rregullimin e lobimit në Republikën e Shqipërisë si një veprimtari e ligjshme, e kontrollueshme, e verifikueshme dhe transparente. Sipas saj, kjo nismë ligjore e pozicionon vendin tonë në një linjë të qartë përafrimi me standardet e GRECO-s dhe të OECD-së për qeverisjen e hapur, transparencën dhe integritetin publik.

Ministrja nënvizoi se projektligji vendos për herë të parë një kuadër të strukturuar ligjor për veprimtarinë e lobimit, duke adresuar boshllëkun normativ ekzistues dhe duke rritur transparencën mbi ndërveprimet e grupeve të interesit me institucionet publike, si dhe ndikimin e tyre në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.

Pirdeni u shpreh se, në thelb, projektligji synon të garantojë që veprimtaria e lobimit, si formë e ligjshme e përfaqësimit të interesave, të ushtrohet në mënyrë të hapur, të ndershme dhe të verifikueshme.

“Përmes regjistrimit të detyrueshëm të lobistëve dhe krijimit të regjistrit të lobimit, do të publikohet informacion i qartë dhe sistematik mbi atë se kush lobon, në emër të kujt, për çfarë çështjesh dhe me cilat institucione apo zyrtarë publikë zhvillohen këto kontakte”, tha Pirdeni.

Ajo theksoi se projektligji zbatohet për një gamë të gjerë zyrtarësh publikë në nivel qendror dhe vendor, si dhe për çdo subjekt që synon të ndikojë në vendimmarrjen publike.

Njëkohësisht, sipas saj, ligji bën një dallim të qartë ndërmjet veprimtarive që përbëjnë lobim dhe atyre që nuk konsiderohen si të tilla, si ushtrimi i të drejtave themelore demokratike, pjesëmarrja në konsultime publike, veprimtaritë akademike apo shprehja e mendimeve publikisht, për sa kohë ato nuk kryhen kundrejt pagesës dhe jashtë kuadrit të një marrëdhënieje të strukturuar lobimi.

Pirdeni sqaroi se projektligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin edhe nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë.

Gjithashtu, ai parashikon mekanizma të qartë administrimi dhe mbikëqyrjeje.

Autoriteti përgjegjës për zbatimin e ligjit do të jetë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili ngarkohet me administrimin e regjistrit të lobimit, verifikimin e të dhënave, kontrollin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe vendosjen e masave administrative në raste shkeljesh.

Ministrja u shpreh se një aspekt tjetër thelbësor që adreson ky projektligj është parandalimi i konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike vendimmarrëse, edhe pas largimit nga detyra.

Në këtë kuadër, parashikohen periudha ndalimi për ish-zyrtarët publikë, të diferencuara sipas nivelit të funksionit të ushtruar, si dhe ndalime të qarta për përdorimin e informacionit konfidencial ose jopublik për qëllime përfitimi privat.

Burimi ATSH

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…