ISHKorpusi i ri i laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik, një investim i Qeverisë shqiptare pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.P trefishon kapacitetet laboratorike, deri në 35 mijë analiza në vit

Korpusi i ri i laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik, një investim i Qeverisë shqiptare pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.


Korpusi i ri i laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik, një investim i Qeverisë shqiptare pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.

Ky korpus është ndërtuar në një sipërfaqe prej 2900 metrash katrorë dhe është i ndarë në pesë kate, një nëntokësor dhe katër kate mbi tokë. Në këtë korpus, trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë do të bëhet në nivele të larta mbrojtjeje për shëndetin e specialistëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e shoqëruar edhe nga drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik (IShP), Dorina Çanaku inspektoi ambientet e korpusit të ri të laboratorëve të IShP-së.

Korpusi i ri i Laboratorëve Referencë Kombëtare të IShP-së, një investim strategjik kombëtar pritet të vihet në funksion këtë vit dhe do të krijojë një nga kapacitetet laboratorike më moderne në rajon.

Drejtorja e IShP tha se korpusi ofron teknologji të avancuar dhe dy laboratorë të nivelit të lartë të biosigurisë, që forcon diagnostikimin, kërkimin shkencor dhe gatishmërinë e vendit ndaj çdo emergjence shëndetësore

“Ky laborator do të shërbejë si një qendër kombëtare për referencën, ekspertizën dhe kërkimin shkencor në fushën e shëndetit publik. Është një investim i Qeverisë shqiptare mbështetur nga MShMS dhe do të shërbejë në përmirësimin e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe kontrollit të sëmundjeve infektive”, tha Çanaku.

Sipas Çanakut, ky korpus do të ketë dy laboratorë të nivelit të lartë të biosigurisë ku do të punohet në kushte të larta sigurie për punonjësit, ndërkohë që në IShP, në godinën ekzistuese është vetëm një laborator i nivelit të dytë.

Korpusi i ri do të përfshijë gjithashtu laboratorë të specializuar për sëmundjet infektive emergjente dhe riemergjente, HIV/AIDS, hepatitet, IST-të, biologjinë molekulare, mikrobiologjinë, sigurinë ushqimore dhe monitorimin mjedisor, duke mbështetur programet kombëtare të depistimit dhe forcimin e sigurisë shëndetësore në vend.

Rritja e kapaciteteve laboratorike të Institutit të Shëndetit Publik ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndësishëm në shëndetin publik. Numri i analizave që mund të kryhen në vit mund të kalojë nivelin e 30.000-35.000 ekzaminime në periudha normale/të qeta.

Me këtë korpus të ri laboratorik, IShP hedh një hap cilësor drejt rritjes së kapaciteteve diagnostikuese dhe kërkimore në nivel kombëtar, duke forcuar rolin e tij si pikë referimi për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe përballimin në kohë të çdo situate që cenon sigurinë shëndetësore të vendit.

Marrë nga ATSH

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…