Dhuka: Plan gradual për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë ushqimore

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e sigurisë ushqimore ose cilësisë së ushqimit.


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e sigurisë ushqimore ose cilësisë së ushqimit.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me kushtin e Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore, Dhuka tha se “në fushën e produkteve si mishi, peshku, veza, qumështi dhe nënproduktet e qumështit BE ka standarde të përcaktuara dhe të arta të higjienës së prodhimit, të grumbullimit, përpunimit, eksportimit apo të vendosjes në treg”.

“Këto standarde shumë të mira sigurisht që janë për të gjitha vendet anëtare të BE-së njëherësh edhe për Shqipërinë janë të njëjtat standarde teksa i afrohet tregut të përbashkët europian dhe synon t’i vendosë produktet e veta në këtë treg”, theksoi Dhuka.

Njëkohësisht, vijoi Dhuka, kur Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së do të bëhet pjesë e këtij tregu, tregut të përbashkët europian dhe rregullat do të zbatohen si brenda në Shqipëri, ashtu edhe për produktet që çojmë në vendet e BE-së.

“Në këtë kuptim, është koha tani që të gjithë së bashku nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të gjithë fermerët, grumbulluesit, prodhuesit, përpunuesit, eksportuesit, tregtarët me shumicë, me pakicë të punojmë për t’iu afruar këtyre standardeve të BE-së”, nënvizoi Dhuka.

Dhuka informoi se “po punojmë së bashku me MBZHR për të ndërtuar një plan gradual të afrimit të standardeve të sigurisë ushqimore në këtë grup produktesh, por edhe më gjerë”.

Kryenegociatorja Dhuka bëri të ditur se “i kemi kërkuar Komisionit Evropian kohën e nevojshme për të realizuar hapa të vegjël, por sistematikë dhe të sigurt në drejtim të këtyre standardeve, sepse në një pjesë të rasteve kjo do të thotë që disa prodhues, përpunues, grumbullues, eksportues do të duhet të përmirësojnë pikat e tyre të prodhimit, grumbullimit, mjetet e transportimit të produkteve e të tjera si këto”.

Më tej Dhuka vuri në dukje se “jemi në bisedime me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare në lidhje me kohën e nevojshme që i duhet Shqipërisë për ta transformuar bujqësinë shqiptare duke futur standardin evropian në prodhim, grumbullim, në përpunim, në tregtim, në eksportim edhe më shumë nga tani”.

Sipas saj, kjo është një praktikë që e kanë ndjekur edhe vende të tjera që janë anëtarësuar para Shqipërisë në BE.

“Komunikimi me Komisionin Evropian vazhdon. Ne do të kemi mundësi që të diskutojmë përsëri së bashku në lidhje me rezultatet e këtij komunikimi me kohën që kemi në dispozicion, me hapat që duhet të bëjmë sot, e kështu me radhë, në mënyrë sistematike, gradualisht, përgjatë gjithë kësaj kurbe transformimi”, tha Dhuka.

Nga ana tjetër, shtoi ajo, kjo është një mundësi e madhe për bujqësinë shqiptare për t’u transformuar drejt bujqësisë së një vendi që merr pjesë në tregun evropian.

Burimi ATSH

Dhuka: Plan gradual për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë ushqimore

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Dhuka: Plan gradual për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë ushqimore

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e…