Salla dëgjesa me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxheti fillestar, 5.2 miliardë lekë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nisi sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nisi sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Sot nisëm turin e dëgjesave me fermerët për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026 bashkë me ta, mbi nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.

Ministri bëri me dije se pas mbështetjes për mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare 2025, Skema 2026 do të ketë një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, ose 16% më të lartë krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, kjo skemë do të rikonceptohet në funksion të vizionit afatgjatë të zhvillimit të sektorit bujqësor.

“Skema Kombëtare 2026 do të rikonceptohet, në linjë me vizionin Bujqësia 2030,” theksoi Salla.

Në përfundim, ai nënvizoi se fermeri mbetet në qendër të politikave publike.

“Çdo lek publik duhet të përkthehet në më shumë prodhim, më shumë cilësi dhe më shumë konkurrueshmëri, për një bujqësi moderne, të qëndrueshme dhe europiane,” deklaroi ministri.

Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, si dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.

Turi i dëgjesave me fermerët do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, duke synuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve bujqësore në hartimin e Skemës Kombëtare 2026.

Betohen te Presidenti 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ndërsa e para që u betua ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Betohen te Presidenti 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ndërsa e para që u betua ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.