SELEC vlerëson Administratën Doganore për bashkëpunimin e suksesshëm ndërkufitar

Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) vlerësoi Administratën Doganore Shqiptare me çmimin e vendit të parë për këtë vit, duke theksuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërkufitar dhe shkëmbimin efektiv të informacionit mes autoriteteve doganore.

Ky vlerësim pasqyron rolin aktiv të Doganave Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin profesional të hetimeve të përbashkëta.

Hetimi i përbashkët Shqipëri–Turqi u fokusua në goditjen e trafikut të prekursorëve të drogës, duke rezultuar në sekuestrimin e një sasie të madhe barnash që përmbanin pseudoefedrinë.

“Në njohje të përpjekjeve të rëndësishme dhe punës së palodhur në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar në Evropën Juglindore, SELEC vlerësoi disa hetime të përbashkëta të suksesshme – në lidhje me transportin e paligjshëm të prekursorëve të drogës, trafikimin e drogës, imigracionin e paligjshëm, mashtrimin, zhvatjen dhe pastrimin e parave”, citohet SELEC.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore…