Vengu në Lushnjë: Disa stane të evakuuar, ka nisur shpërndarja e ushqimit për gjënë e gjallë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Thanasaj të Lushnjës, nga ku u njoh nga afër me situatën e krijuar në terren për shkak të përmbytjeve nga reshjet masive që përfshinë vendin ditët e fundit.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Thanasaj të Lushnjës, nga ku u njoh nga afër me situatën e krijuar në terren për shkak të përmbytjeve nga reshjet masive që përfshinë vendin ditët e fundit.

Vengu theksoi se në këtë zonë nuk ka pasur urdhra për evakuim banorësh, teksa shtoi se shqetësim përbëjnë tokat bujqësore dhe disa stane. Vengu bëri të ditur se disa stane janë evakuuar dhe se ka nisur shpërndarja e ushqimit për gjënë e gjallë.

“Në orët e para të mëngjesit, kemi pasur një nivel prurjesh nga të gjithë elementët që krijojnë kaskadën Shkumbin dhe janë ende brenda argjinaturave ujërave. Argjinaturat janë të qëndrueshme nga njëra anë dhe gjithë hidrovorët po vazhdojnë të bëjnë tërheqjen dhe janë në kapacitet të plotë. Fatmirësisht nuk kemi urdhra për evakuim për momentin. Situata është dinamike ka një stabilitet të niveleve dhe kuotave këtu duke ditur se është kuota më e ulët nga pikëpamja gjeografike në gjithë rrjedhën e Shkumbinit, prandaj ka edhe këtë nivel rrezikshmërie”, informoi ministri.

“Shqetësim përbëjnë tokat bujqësore, disa stane na është dashur të evakuohen dhe në këtë mënyrë na duhet t’u gjendemi pranë blegtorëve me nevojat që kanë, ushqimin koncentrat që kemi filluar ta dislokojmë”, tha Vengu.

Nga ana tjetër, kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa tha se në rreth 30 banesa ka prezencë të ujit, por në pjesën e jashtme.

“Kemi rreth 30 banesa të cilat kanë përqendrim uji në pjesët e jashtme të tyre dhe për fat të mirë nuk kemi ujë në banesa dhe do të vazhdojmë t’i monitorojmë në mënyrë që të shmangim çdo situatë emergjente për banorët. Mbas përfundimit të kësaj emergjence do të bëjmë një vlerësim ku është e nevojshme të bëjmë ndërhyrjet përkatëse në mënyrë që t’i shmangim këto situata në ditët e tjera në vijim”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike…