Malaj: Situata nga reshjet në Lushnjë e stabilizuar, strukturat në gatishmëri
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste në Lushnjë, deklaroi se situata nga reshjet e dendura të shiut në Lushnjë paraqitet e stabilizuar, ndërsa të gjitha strukturat vendore dhe qendrore janë të angazhuara për menaxhimin e saj dhe për adresimin e nevojave të banorëve në zonat më të prekura.

Gjatë takimit me administratorët e njësive vendore për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut, Malaj bëri të ditur se situata do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm deri në normalizimin e plotë.
Ai nënvizoi se po punohet me vëmendje maksimale për ndërhyrje të shpejta dhe koordinim të të gjitha strukturave për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Burimi ATSH