Kozeli: 130 borëpastruese, 577 mjete dhe 800 punonjës mbajnë hapur rrugët për qarkullim

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot mirëmbajtjen e aksit në Qafë-Thore, zonë e cila është përfshirë nga reshjet e dëborës.


Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot mirëmbajtjen e aksit në Qafë-Thore, zonë e cila është përfshirë nga reshjet e dëborës. Kozeli theksoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës në aksin që çon drejt zonave turistike të Bogës dhe Thethit.

“Ky aks është shumë i rëndësishëm për turizmin, sepse bën lidhjen në parkun kombëtar të Thethit dhe ndodhet në kushte ekstreme moti, ku temperaturat gjatë natës së sotme pritet të arrijnë deri në -16 gradë”, u shpreh Kozeli.

Në këtë aks ndodhen 7 mjete që janë në gatishmëri dhe bëjnë të mundur qarkullimin në Bogë dhe Theth.

Sipas tij, problem në zonën e veriut janë ngricat dhe reshjet e dëborës.

“Një problem që ka shfaqur ky aks dhe akset tjera në veri, janë ngricat dhe bora e tepërt që bien nga shpatet e maleve duke krijuar dhe rënie të ortekëve që janë shumë problem për qarkullimin. Megjithatë firma kontraktore i ka marrë të gjitha masat për zhbllokimin e kësaj rruge dhe mbajtjen e hapur për qarkullimin e automjeteve”, tha ai.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore.

“I bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse duke mos përdorur gomat dimërore dhe duke mos pasur zinxhirë për makinë ato shkaktojnë një pengim të qarkullimit, duke ndaluar edhe drejtuesit e rregullt të automjeteve. Makinat duhet të qarkullojnë me goma dimërore dhe të jenë të pajisura me zinxhirë”, u shpreh ai.

Kozeli sqaroi se bazuar në protokollet e sigurisë rrugore, ARRSH ndodhen në gatishmëri të plotë nga data 15 nëntor deri më 15 mars.

“Ky vit na gjeti më 130 borëpastuese në mbarë vendin, 577 mjete dhe 800 punonjës në gatishmëri të plotë ndërsa kemi 5300 tonë kripë”, tha ai.

Kreu i ARRSH-së raportoi edhe për situatën në akse të tjera të vendit.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri të plotë. Probleme po hasen në Kukës dhe Valbonë, pasi në këto zona ka rënie të skarpateve. Vështirësi po hasim edhe në Gjirokastër dhe Tepelenë, ku për shkak të prurjeve të reshjeve kemi një prezencë të ujit në shtratin e rrugës. Edhe dje në aksin Tiranë-Durrës, për shkak të prurjeve të ujit nga kodrat përreth pati prezencë ujit”, u shpreh Kozeli.

“Në fshatin Vajzë të Selenicës, ka pasur një rënie të skarpatës së kodrës, rënia nuk ka lidhje me rrugën dhe nuk është shkaktuar për shkak të një mangësie të saj, por është një fenomen natyror i ndodhur. Në Qukës-Qafë-Plloçë ka pasur rënie balte, ky është një fenomen i pashmangshëm, për shkak të kushteve të motit”, vuri në dukje kreu i ARRSH.

Kozeli nënvizoi se strukturat janë në gatishmëri të plotë.

“I gjithë rrjeti prej 3367 kilometra që është në ngarkim të ARRSH-së është tërësisht i qarkullueshëm”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e…