OST nis zgjerimin e nënstacionit “Tirana 1”, investim 293,6 milionë lekë

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka hapur procedurën e prokurimit për zgjerimin e Nënstacionit Tirana 1.


Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka hapur procedurën e prokurimit për zgjerimin e Nënstacionit Tirana 1. Ky është një investim i rëndësishëm që synon të rrisë kapacitetin e furnizimit me energji elektrike dhe sigurinë e rrjetit në zonën e Tiranës.

Fondi limit i projektit është 293,6 milionë lekë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 20 janari.

Projekti përfshin vendosjen e një transformatori të ri 220/20 kV me fuqi 63 MVA, ndërtimin e një trakti të ri 220 kV, si dhe krijimin e një seksioni të tretë 20 kV, sipas projektit të miratuar nga OST.

Investimi do të realizohet me modelin “turnkey”, që do të thotë se kompania fituese do të merret me të gjitha fazat e punës: projektimin, furnizimin me pajisje, ndërtimin, testimin dhe vënien në punë të objektit.

Gjatë punimeve parashikohet prishja e objekteve ekzistuese që pengojnë zgjerimin, ndërtimi i një godine të re dykatëshe për seksionin e tretë 20 kV dhe ambiente ndihmëse, ndërtimi i bazamentit të transformatorit 63 MVA dhe trakteve 220 kV, zhvendosja dhe riorganizimi i linjës 220 kV Tirana 1–Vau i Dejës, ndërtimi i kanaleve të reja për kabllot e energjisë dhe kontrollit, instalimi i sistemeve të mbrojtjes, SCADA, matjes së energjisë për faturim dhe lidhja e tyre me sistemin monitorues të OST.

Punimet do të kryhen sipas standardeve shqiptare dhe ndërkombëtare (IEC dhe Eurocode), duke garantuar sigurinë elektrike, mbrojtjen e mjedisit dhe vazhdimësinë e furnizimit me energji gjatë gjithë procesit.

Ky projekt është një nga investimet kryesore për modernizimin e rrjetit të transmetimit dhe për rritjen e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike në kryeqytet.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër, në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ambasadorja Monika Zach dhe Atasheu për Çështje Sociale Harald Breza-Fugger u takuan me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër, në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ambasadorja Monika Zach dhe Atasheu për Çështje Sociale Harald Breza-Fugger u takuan me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis…