Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll pas përmbytjeve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte sot në Durrës për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte sot në Durrës për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.

Ministri tha se ka qenë në monitorim të situatës prej orëve të para të ditës së sotme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin e personave në katet më sipër. Gjithashtu në mbështetjen tonë kemi edhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, tha ministri Lamallari, duke shtuar se po funksionon ndërkohë edhe Komisioni i Emergjencave Civile në Durrës për të garantuar që gjithçka të shkoj brenda normalitetit.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose tha se situata është nën kontroll si dhe po kryhen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike.

“Aktualisht situata është nën kontroll dhe në monitorim në çdo aspekt nga struturat përkatëse, ndërsa jemi në komunikim me drejtoritë rajonale të emergjencave civile, zjarrfikëseve dhe bashkive, ndërsa për momentin nuk ka problematika që cenojnë jetën e të burgosurve”, tha Qose.

Burimi ATSH

Rama: Zhvilluesit e një prej destinacioneve turistike në Katar, bashkinvestitorë në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale pamje të një ishulli në Katar që është një ndër destinacionet më…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvilluesit e një prej destinacioneve turistike në Katar, bashkinvestitorë në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale pamje të një ishulli në Katar që është një ndër destinacionet më…