Kirurgjia koronare miniinvazive, tashmë edhe në “Shefqet Ndroqi”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” është realizuar me sukses ndërhyrja për zëvendësimin e valvulës aortale të dëmtuar, përmes përdorimit të teknikës moderne miniinvazive.


Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pacientët po trajtohen me teknikat më të avancuara të kirurgjisë koronare, për të cilat deri pak kohë më parë flitej vetëm në disa vende të Europës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” është realizuar me sukses ndërhyrja për zëvendësimin e valvulës aortale të dëmtuar, përmes përdorimit të teknikës moderne miniinvazive.

MSHMS e cilëson këtë teknikë, si një risi për strukturat mjekësore publike.

Dr. Merito Siqeca, kardiolog invaziv pranë SU “Shefqet Ndroqi”, tha se tavi është një procedurë minimalisht invazive, me anë të së cilës realizohet zëvendësimi i valvulës aortale të dëmtuar.

“Kjo procedurë realizohet me rrugë transfemorale, pra nga arteria e rrëzës së kofshës”, tha Siqeca, ndërsa konfirmoi se në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri janë vetëm dy raste të realizuara me këtë metodë.

Dr. Agron Meshi, kardiolog invaziv, u shpreh se stenoza e valvulës së aortës është një ngushtim i valvulës që haset në moshat e mëdha.

Sipas Meshit, këta pacientë që kanë edhe shumë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese e kanë më të vështirë ndërhyrjen kirurgjikale, me hapje të gjoksit, që të zëvendësohet kjo valvul.

“Përfitimet më të mëdha të kësaj procedure janë që pacienti e shmang çarjen e madhe në mes të gjoksit dhe gjaku nuk kalon në qarkullim jashtëtrupor gjatë procedurës”, tha ai.

“Tavi, kjo procedurë që është miniinvazive i ndihmon shumë këta pacientë që e kanë të pamundur të bëjnë kirurgjinë e hapur. Një nga pacientët tanë që kishte probleme me veshkën dhe ishte e pamundur që të ndërhyhej me hapjen e gjoksit, u realizua përmes kësaj teknike dhe doli me sukses”, pohoi Meshi.

Ndërkohë, pacienti i moshuar shprehet në video se vuan nga probleme të rënda të zemrës dhe veshkave.

“Vajta te dy kirurgë, por ata nuk ma morën përsipër sepse e kishin të pamundur për shkak të problemeve me veshkat që të më bënin operimin. Erdha te “Shefqet Ndroqi” dhe këta ma kryen ndërhyrjen. Jam shumë i kënaqur nga i gjithë stafi këtu”, tha ai.

Përdorimi i teknikave minimale invazive ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë post operatore të pacientëve duke ulur ditëqëndrimin spitalor dhe duke mundësuar aktivizimin dhe mobilizimin e tyre më të shpejtë për të rifilluar një jetë normale.

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…