Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria e ulët shoqërore.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot në një intervistë televizive, se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria e ulët shoqërore.

Lamallari tha se përzgjedhja e kategorive që përfitojnë nga kjo amnisti është bërë në mënyrë që të mos cenohet siguria publike dhe të favorizohet një qasje humane dhe e drejtë.

“Kriteri që ka udhëhequr këtë amnisti ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore. Sa i përket burrave, përfitojnë të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në tre vjet, ose nëse kanë një vendim mbi tre vjet por që u ka mbetur tre vjet e poshtë për të shlyer dënimin, duke përfshirë faktin se nuk janë të dënuar për vepra që përjashtohen nga amnistia, vepra me karakter të theksuar të rrezikshmërisë shoqërore”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari tha se “sa i përket grave, janë ato të cilat janë të dënuara me vendim gjykate deri në katër vite burg, dhe të gjitha ato gra që kanë dënim më të madh por që kanë shlyer pjesën e dënimit që kanë pasur dhe periudha e mbetur është më pak se katër vite”.

“Gjithashtu përfituese kemi gratë e dënuara që janë mbi moshën 50 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë, si dhe të dënuarit burra që janë mbi moshën 60 vjeç. Po ashtu kemi treguar një akt humanizmi për një kategori shumë vulnerabël, që janë të miturit ku të gjithë personat nën moshën 18 vjeç do të lirohen, sigurisht duke përjashtuar veprat e karakterit të rrezikshmërisë së lartë shoqërore”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë njoftoi se me Amnistinë Penale, 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.

/Marrë nga ATSH

Gonxhja në Zyrih: Shqipëria, destinacion i sigurt për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në forumin “Safe Haven” në Zyrih, me fokus në perspektivat…

Global 360

Vuçiç shpërndan parlamentin dhe shpall 25 tetorin ditë zgjedhjesh kombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare Serbe dhe ka shpallur zyrtarisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja në Zyrih: Shqipëria, destinacion i sigurt për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në forumin “Safe Haven” në Zyrih, me fokus në perspektivat…