Mbillen pemë të reja në parkun kombëtar të Shebenikut

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndau pamje nga ky aktivitet, duke theksuar se fushata e pyllëzimit do të vijojë në të gjitha rajonet e vendit


Në Parkun Kombëtar të Shebenikut janë mbjellë fidanë të rinj gështenje të egër dhe qershie të egër, në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit që po vijon në të gjithë vendin edhe gjatë ditëve të fundvitit.

Aksioni u realizua nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, me synimin për të kontribuar në rigjenerimin e ekosistemeve natyrore dhe forcimin e biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndau pamje nga ky aktivitet, duke theksuar se fushata e pyllëzimit do të vijojë në të gjitha rajonet e vendit si pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipërfaqeve pyjore.

Sipas ministrit, çdo fidan i mbjellë përfaqëson një hap konkret drejt mbrojtjes së natyrës dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të gjelbër, ndërsa aksione të tilla kontribuojnë edhe në ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore.

Fushatat e pyllëzimit po zhvillohen paralelisht në disa zona të vendit, duke synuar rikuperimin e sipërfaqeve të dëmtuara dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve natyrore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…