Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, transformim në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala vizitoi nga afër ambientet e spitalit, si dhe u takua me mjekët që shërbejnë në këtë institucion.


Nënat dhe bebet e porsalindura së shpejti do të marrin shërbime më të mira në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Ky maternitet po transformohet rishtazi në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime, ku rreth 20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala vizitoi nga afër ambientet e spitalit, si dhe u takua me mjekët që shërbejnë në këtë institucion.

Sala tha se ambientet e reja janë të mrekullueshme, teksa i përgëzoi mjekët që kanë punuar deri tani në një të tretën e hapësirave.

“Të funksionosh me një të tretën e hapësirave, të japësh të njëjtën cilësi dhe volum pune nuk është kollaj”, tha Sala.

Ministrja Sala vuri në dukje se “protokollet dhe procedurat standarde të operimit janë të nevojshme aq më kollaj behet edhe kontrolli edhe ka praktika më të mira. Nuk ecet përpara nëse nuk ka një digjitalizim të plotë të sistemit”.

Projekti për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” përfshiu tre plane: ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; rikonstruksioni i plotë i godinës historike, që ka ruajtur detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj, por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine, si dhe zgjerimi i objektit ekzistues të Obstetrikës.

Në këtë spital obstetrik pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

/Burimi ATSH

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…

Global 360

Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve, studentët pritet të sigurojnë 135-140 mandate

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar”…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…