Pirdeni: “Transparent Albania”, portë unike e informacionit të çdo vendimmarrje

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në konferencën VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, të cilën e e cilësoi test për seriozitetin në lidhje me transparencën dhe qeverisjen.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në konferencën VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, të cilën e e cilësoi test për seriozitetin në lidhje me transparencën dhe qeverisjen.

Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, me temë “Agora e transparencës në kohën e integrimit”, e organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Në fjalën e saj, Pirdeni theksoi se portali “Transparent Albania” vjen tashmë i vitalizuar me funksionalitetit e reja me fokus, adresimin e një prej parimeve kryesore se informacioni ekziston në arkivat, në dokumentacionet e të gjitha aktiviteteve të të gjitha institucioneve publike.

Por, vijoi ajo, shpeshherë është i fragmentarizuar, nuk është i sistematizuar dhe nuk është lehtësisht i aksesueshëm për të gjithë.

Pirdeni vuri në dukje se “Transparent Albania” është një faqe që do të përfshijë jo vetëm informacionin mbi transparencën buxhetore, por do të ketë një portë unike në të gjitha programet e transparencës, të cilat hartohen në bazë të ligjit për të drejtën e informimit në udhëzimin e Komisionerit, një bazë unike me të gjithë informacionin që lidhet drejtpërdrejt me marrjen e çdo dokumenti dhe vendimmarrje me bazë publike”.

Por, shtoi Pirdeni, gjithashtu për herë të parë do të ketë një funksion të ri ku çdo qytetar mund t’i drejtohet përmes kësaj faqe koordinatorit për të drejtën e informimit në çdo institucion dhe do të ketë mundësinë që të gjurmojë kërkesën e vet për informacion.

“Ky sistem që kemi ngritur, na krijon mundësi që të evidentojmë se cilat janë ato ministri që performojnë siç duhet në lidhje edhe me detyrimin që mbartin për transparencë si dhe ato që duhet të shpejtojnë dhe të intensifikojnë punën për të dhënë informacionin në kohën e duhur sipas standardeve të kërkuara në mënyrë që ankesa të mos mbërrijë në dyert e Komisionerit”, theksoi Pirdeni.

Ministrja Pirdeni bëri të ditur se “gjatë vitit të ardhshëm qëllimi ynë është që kjo të jetë një portë mbi dritaren e re që do të hapet në faqen e Kryeministrisë ku do të ketë informacion të përditësuar mbi negociatat, një proces shumë kompleks, por që meriton që të ketë vëmendjen e duhur dhe syrin mbikëqyrës të publikut dhe shoqërisë civile në tërësi”.

Burimi ATSH

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…