
74 shërbime kadastrale të pagueshme online
Shërbimet që paguhen online përfshijnë: Certifikata pronësie; vërtetime dhe kartela pasurish; regjistrime fillestare të pronës dhe akte trashëgimie; rivlerësime dhe saktësime kufijsh.

Qytetarët mund të aplikojnë dhe të kryejnë pagesat elektronikisht përmes portalit “e-Albania”, për 74 shërbime të Kadastrës, duke përdorur çdo kartë krediti ose debiti, kudo që ndodhen.
Kadastra njofton se, shërbimet që paguhen online përfshijnë: Certifikata pronësie; vërtetime dhe kartela pasurish; regjistrime fillestare të pronës dhe akte trashëgimie; rivlerësime dhe saktësime kufijsh.
Për të paguar online: Zgjidhet shërbimi në e-Albania; klikohet “Paguaj Online” dhe ndiqen udhëzimet e sistemit.
Pagesa konfirmohet menjëherë dhe aplikimi trajtohet pa vonesa.
Burimi ATSH



















