OSHEE: Mbi 2500 aktmarrëveshje për lehtësimin e debive të konsumatorëve familjarë

OSHEE njofton se deri tani janë nënshkruar 2508 aktmarrëveshje me konsumatorët familjarë për shlyerjen e debive të akumuluara, duke ofruar zgjidhje të thjeshta dhe të përballueshme për qytetarët që kanë detyrime ndaj operatorit.


OSHEE njofton se deri tani janë nënshkruar 2508 aktmarrëveshje me konsumatorët familjarë për shlyerjen e debive të akumuluara, duke ofruar zgjidhje të thjeshta dhe të përballueshme për qytetarët që kanë detyrime ndaj operatorit.

Sipas të dhënave zyrtare, 131 prej këtyre marrëveshjeve u përkasin kategorive me status të veçantë pensionistë dhe familje me ndihmë ekonomike të cilët përfitojnë një këst të reduktuar prej vetëm 1200 lekësh në muaj.

Gjithashtu, 1848 familje kanë përfituar nga skema që ofron 70% ulje të kamatëvonesave për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2023, duke e bërë procesin e shlyerjes më të përballueshëm.

OSHEE thekson se kjo nismë është pjesë e angazhimit të saj për të standardizuar dhe lehtësuar procesin e shlyerjes së borxheve për konsumatorët në vështirësi financiare.

OSHEE ndau në rrjete sociale videomesazhin e disa qytetarëve që kanë përfituar nga aktmarrëveshjet për shlyerjen e debisë ndaj OSHEE-së me këste mujore.

Ismail Barci, nga Klosi, i cili ka një detyrim prej 400 mijë lekësh, tregon se aktualisht paguan 16 700 lekë në muaj, sipas marrëveshjes së lidhur me OSHEE, krahas faturës mujore.

Ndërsa Athina Paravani, nga Korça, me një debi prej 120 mijë lekësh, shlyen 12 000 lekë në muaj krahas faturës mujore të energjisë.

OSHEE bën të ditur se do të vijojë ofrimin e skemave lehtësuese për qytetarët që kërkojnë të ristrukturojnë detyrimet e tyre dhe të shmangin penalizimet e mëtejshme.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…