KKIE, vizitë studimore për përfaqësuesit e parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë

Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka organizuar një vizitë studimore 3-ditore për 14 përfaqësues të stafeve të parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë


Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka organizuar një vizitë studimore 3-ditore për 14 përfaqësues të stafeve të parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë. Ky aktivitet është pjesë e projekteve rajonale “Bashkëpunimi Rajonal për Integrimin në BE” dhe “Fondi Rajonal i Partneritetit Lindor për Administratën Publike III” të GIZ, dhe ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Takimi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, i cili pasi u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, i njohu me rolin kyç që ka Kuvendi në procesin e integrimit europian të vendit.

Gjonçaj theksoi se Parlamenti është vendi ku ndërtohet konsensusi politik për procesin e integrimit europian dhe përmendi masat e marra për forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të Administratës dhe vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar një proces sa më transparentë dhe cilësorë të përafrimit të legjislacionit shqiptar me “acquis” të Bashkimit Europian. Ai e vlerësoi aktivitetin si një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në kuadër të integrimit europian. Ai theksoi se të gjitha vendet duhet ta kuptojnë integrimin europian si një proces transformues të vendit.

Një nga momentet kyçe të takimit ishte paneli “Roli i Parlamentit në procesin e integrimit europian”, ku nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, prezantoi punën e bërë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian dhe nënvizoi se anëtarësimi në familjen europiane është një objektiv strategjik dhe një angazhim kombëtar, i mbështetur nga shumica e qytetarëve shqiptarë.

Balla njohu të ftuarit me masat e marra për përmirësimin e legjislacionit dhe përgatitjen e strukturave të Kuvendit për të mbështetur procesin e integrimit, si dhe u ndal në ndryshimet ligjore të fundit që kanë përmirësuar procesin e mbikëqyrjes parlamentare të negociatave dhe përafrimin e legjislacionit me “acquis” të BE-së.

Balla u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në këtë proces, duke miratuar një ligj të veçantë për rregullimin e rolit të tij në integrimin evropian që nga viti 2015, si dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të përfunduar procesin e negociatave brenda vitit 2027, duke mbajtur ritmin e reformave, siguruar miratimin e legjislacionit të përafruar me standardet e BE dhe garantuar angazhimin e Kuvendit për të mbikëqyrur dhe monitoruar çdo hap të këtij procesi. Ai theksoni se Shqipëria është tërësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Gjatë ditës së parë të vizitës, stafi i Kuvendit të Shqipërisë prezantoi përvojën e tyre dhe ndryshimet që ka pësuar roli i Kuvendit në procesin e integrimit europian, përgjegjësitë e organeve si Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, përafrimin e legjislacionit europian, dhënien e mendimeve për pozicionet negocuiese. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi procesin legjislativ në parlament dhe instrumentet e bashkëpunimit midis legjislativit dhe ekzekutivit, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…