8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të rinjve të angazhohen më shumë në ndryshimet që vendi synon të arrijë deri në vitin 2030.


Në Ditën Kombëtare të Rinisë, mesazhet kryesore drejtuar të rinjve u përqendruan tek roli i tyre në proceset transformuese të vendit, nga integrimi europian deri te zhvillimi ekonomik e shoqëror.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të rinjve të angazhohen më shumë në ndryshimet që vendi synon të arrijë deri në vitin 2030.

Në aktivitetin “Rrugët e Rinisë 2030”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ambasadori Gonzato u shpreh se Shqipëria ndodhet përpara një mundësie historike në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, ku roli i të rinjve është vendimtar.

“Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi që Europa të vijë këtu, apo të ndiqni shembullin e të rinjve që largohen për të shkuar drejt saj? Procesi i anëtarësimit në BE është politik, jo thjesht teknik. Është mundësi unike për të ndryshuar realisht vendin”, tha ai, duke theksuar se reformat kërkojnë mobilizim, veprim dhe energji rinore.

Ambasadori nënvizoi se vetëm përmes angazhimit të të rinjve mund të luftohen korrupsioni, mosndëshkueshmëria dhe krimi i organizuar, për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, me qasje të barabartë në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie.

Mesazhi u plotësua nga ministri Gonxhja, i cili kujtoi frymën e 8 dhjetorit 1990 dhe rolin e jashtëzakonshëm që rinia ka luajtur historikisht në ndryshimin e Shqipërisë.

“Ndryshimi në Shqipëri nisi nga guximi dhe vizioni i të rinjve. Të rinjtë e Dhjetorit ndezën një dritë që udhëheq brezat e sotëm drejt një Shqipërie më të lirë, më të drejtë dhe më europiane. Rinia është motori kryesor i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit”, tha ai.

Gonxhja theksoi se mbështetja për të rinjtë, përmes programeve të AKR-së dhe hapësirave për kreativitet e pjesëmarrje, është thelbësore për Shqipërinë e 2030-s.

“Është e pamundur që vizioni për vendin tonë të realizohet pa kontributin tuaj. Energjia, talenti dhe idealet tuaja janë shtylla e së ardhmes. Ju jeni trashëgimtarë të një ideali që nisi në 8 dhjetorin 1990 për sa i përket pjesës së një demokracie për të cilën e nisëm nga viti 90 për shkak të rrëzimit të diktaturës. Natyrisht ëndrra dhe idealet nuk kanë nisur në vitin ’90, kanë nisur shumë më herët dhe sot merr jetë në çdo iniciativë, në çdo qendër rinore, në çdo projekt që ndryshon komunitetin”, tha Gonxhja.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nënshkruhet kontrata për mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli dhe drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për rishikimin…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nënshkruhet kontrata për mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli dhe drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për rishikimin…