Vengu, takim me trupat shqiptare në kuadër të forcës së BE në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Camp Butmir në Sarajevë, ku 31 efektivë shqiptarë shërbejnë përkrah vendeve partnere në kuadër të Forcës së Bashkimit Europian në Bosnjë dhe Hercegovinë, ALTHEA.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Camp Butmir në Sarajevë, ku 31 efektivë shqiptarë shërbejnë përkrah vendeve partnere në kuadër të Forcës së Bashkimit Europian në Bosnjë dhe Hercegovinë, ALTHEA.

Në këtë kamp, Vengu u takua me komandantin dhe ekipin drejtues të misionit.

“Shqipëria është dhe do të jetë kudo ku Bashkimi Europian dhe NATO operojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vengu shprehu përkushtimin për të rritur kontributin e Shqipërisë në kapacitete duke theksuar se “kjo do të sigurojë që trupat shqiptare të kenë kushtet optimale gjatë shërbimit”.

“Flamuri shqiptar qëndron krenar në krah të flamurit të NATO-s dhe atij të Bashkimit Europian”, tha Vengu.

Gjatë viteve, Shqipëria ka ndërtuar një histori të suksesshme dhe të denjë në angazhimet ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe një partner i besueshëm në kuadër të Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrja e saj në misionet e Bashkimit Evropian, si EUFOR “ALTHEA” dhe ai në Mali, ka dëshmuar profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e Forcave të Armatosura.

Efektivët shqiptarë iu bashkuan Forcës së Bashkimit Europian në Bosnjë dhe Hercegovinë, në shkurt të këtij viti.

Marrë nga ATSH

Betohen te Presidenti 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ndërsa e para që u betua ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Betohen te Presidenti 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ndërsa e para që u betua ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.