Jaupaj: Kapitulli për mjedisin, hapa të qëndrueshëm drejt afrimit me standardet europiane

Ministri Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në takimin e grupit ndërsektorial të punës për integrimin europian, mbledhje e mbajtur në një moment vendimtar për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, ku po ecet me ritme intensive drejt përmbushjes së piketave mbyllëse.


Ministri Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në takimin e grupit ndërsektorial të punës për integrimin europian, mbledhje e mbajtur në një moment vendimtar për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, ku po ecet me ritme intensive drejt përmbushjes së piketave mbyllëse.

“Pozicioni i përbashkët me Bashkimin Europian është dorëzuar, duke na dhënë një panoramë të qartë të kërkesave dhe afateve që duhet të adresojmë, ndërsa ky takim shërbeu edhe si përgatitje për takimet treditore me Komisionin Europian, ku do të finalizohet Plani i Veprimit për Piketat Mbyllëse, një dokument kyç që përfshin të gjithë acquis të Kapitullit 27”, nënvizoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “Kapitulli 27 është një nga më kërkuesit e procesit të integrimit, por me punën e përbashkët të institucioneve përgjegjëse dhe me projektet që tashmë kemi në zbatim, po hedhim hapa të qëndrueshëm drejt afrimit me standardet europiane”.

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”, duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, në përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), zhurmën dhe pylltarinë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…