Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”.


Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”.

Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare.

“Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të cilat do të jenë të gatshme vazhdojnë më pas me procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit, për të vazhduar me procesin e marrjes së dokumentacionit të pronësisë. Ne kemi bashkinë Përmet, Skrapar, Elbasan, Belsh, Kukës, Shkodër, Shijak, Mat, që tashmë kanë të miratuara zonat prioritare. Përfundojmë me Vaun e Dejës, me Bashkinë Klos, Bashkinë Memaliaj, dhe javët që vijnë më pas do të kemi Bashkinë Vlorë”, tha Demo.

Demo bëri të ditur se, “janë rreth 40 bashki deri tani që kanë filluar procesin e përzgjedhjes së zonave prioritare”.

Sipas tij, objektivi është që deri në muajin janar të kemi përmbyllur përcaktimin e zonave prioritare siç e përcakton dhe vetë ligji.

Ai tha se, “të gjithë personat që do të aplikojnë do të shprehin interesin, i cili do të jetë më pas edhe i mbështetur me dokumentacionin përkatës siç e parashikon ligji. Janë bashkitë ato që do marrin këto aplikime, do bëjnë verifikime në terren dhe do ndjekin hapat ligjorë për të garantuar transparencë për komunitetin”.

Gjithashtu vuri në dukje Demo, aplikuesit e parë do të përfitojnë edhe lehtësira fiskale.

“Paketa e maleve zgjidh një nga problemet që mund të jetë lidhur me pronësinë. Por së dyti patjetër është përjashtimi nga detyrimet, duke filluar që nga taksat e ndërtimit, por më pas edhe përjashtimin nga TVSH-ja. 500 rastet e para që do fillojnë të investojnë përmes Paketës së Maleve, do të jenë përfituesi të këtyre iniciativave që janë shumë të rëndësishme për këtë biznes”, theksoi ministri.

Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit.

Marrë nga ATSH

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…