Tirana Art Weekend bashkon mbi 70 artistë, Gonxhja: 17 hapësira të dedikuara për ekspozita

Edicioni i dytë i Tirana Art Weekend e ka shndërruar kryeqytetin në një ekspozitë të hapur arti, ku qyteti merr frymë në ritmin e krijimtarisë.


Edicioni i dytë i Tirana Art Weekend e ka shndërruar kryeqytetin në një ekspozitë të hapur arti, ku qyteti merr frymë në ritmin e krijimtarisë.

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se “Tirana Art Weekend, një stacion i konsoliduar i programacionit kulturor kombëtar, i cili ka nisur që më 27 Nëntor e do të vijojë, duke përfshirë mbi 17 hapësira të dedikuara ku do të prezantohen 33 mini-ekspozita, premiera, programe të reja artistike dhe performanca live nga mbi 70 artistë”.

Tirana Art Weekend sjell një program të gjerë dhe fton publikun të zbulojë, të eksplorojë dhe të përjetojë artin në forma të ndryshme.

“Me një program të fortë dhe gjithëpërfshirës, ky event ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së publikut, zgjerimin e aksesit në artin bashkëkohor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të pavarur në fushën e arteve pamore, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve krijuese, edukimin mbi tregun dhe në rikonfirmimin e rolit institucional të Tiranës në skenën kulturore vendase dhe ndërkombëtare”, shprehet Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja ftoi qytetarët që të “mos e humbasin” këtë aktivitet dhe shpreh kënaqësinë për mbështetjen financiare nga MTKS dhe vënien në dispozicion të hapësirave për krijuesit, grupet joformale, shoqatat e organizatat e artit.

Ky udhëtim përmes hapësirave artistike, organizatave kulturore dhe bashkësive lokale synon të reflektojë energjinë e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.

Tirana Art Weekend bashkon zërat e shumtë të ekosistemit të pavarur të artit në një frymë të përbashkët bashkëpunimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në…

Global 360

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në…