Koçiu në Konferencën Rajonale të OSBE: Fokus te rreziqet online dhe dhuna me bazë gjinore

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë sot në Konferencën Rajonale të OSBE-së për Evropën Juglindore, me temë: “Dhuna me Bazë Gjinore Online dhe Radikalizimi drejt Dhunës në Epokën Digjitale”, aktivitet që shënon nisjen e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi rritjen e rreziqeve në hapësirën digjitale, përfshirë bullizmin, shantazhin dhe format e radikalizimit.

Ajo nënvizoi se dhuna ndaj grave mbetet një shqetësim serioz dhe kërkon veprim të koordinuar.

“Dhuna ndaj grave nuk është statistikë, është alarm për veprim. Këtë vit fokusi është te rreziqet online: bullizmi, shantazhi digjital dhe radikalizimi”, nënvizoi Koçiu

Ministrja bëri të ditur se institucioni që drejton po zgjeron bashkëpunimin me platformat globale, po fuqizon hetimet për veprat penale online dhe po zbaton programe të sigurisë në shkolla, me synim përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe parandalimit.

“Ministria e Punëve të Brendshme po thellon bashkëpunimin me platformat globale, po forcon hetimet e veprave në internet dhe po fuqizon programet e sigurisë në shkolla, për një qasje më të fortë dhe më të koordinuar ndaj këtyre fenomeneve”, theksoi Koçiu.

Burimi ATSH

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria…