Huber: Financim mbi bazë performance për pushtetin vendor

Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber theksoi sot rëndësinë e decentralizimit të pushtetit vendor në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksoi rëndësinë e financimit mbi bazë performance.


Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber theksoi sot rëndësinë e decentralizimit të pushtetit vendor në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksoi rëndësinë e financimit mbi bazë performance.

Në konferencën për Sistemin e Matjes së Performancës së Bashkive, një politikë nxitëse që synon të përmirësojë shërbimet publike, Huber nënvizoi se Zvicra ka qenë një partnere afatgjatë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt decentralizimit dhe fuqizimit të pushtetit vendor.

“Zvicra ngelet një partner i fuqishëm në këtë fushë. Ne jemi të inkurajuar nga performanca e bashkive, e cila po përmirësohet. Por në këtë raport dalin edhe sfida që duhen adresuar në muajt në vijim”, shtoi ambasadorja zvicerane.

Sistemi që është vendosur kohët e fundit për matjen e performancës, sipas ambasadores Huber është një instrument shumë i rëndësishëm që ndihmon bashkitë në punën e tyre.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt maturimit dhe lidershipit të pushtetit vendor. Kjo tregon se bashkitë janë të gatshme për ta zhvilluar vetë veten e tyre dhe ky është një gur i rëndësishëm themeli për decentralizimin”, shtoi Huber.

Sistemi i matjes së performancës dhe granteve, sipas saj, reflekton ato mekanizma që përdoren në BE, ku financimi mbi bazë performance është një element shumë i rëndësishëm edhe për politikat rajonale.

“Shqipëria po përgatitet edhe më mirë drejt anëtarësimit në BE. Bashkitë, që janë të përfshira në mënyrë aktive dhe kërkojnë këto grante, janë edhe më të përgatitura për të pasur akses në fondet e BE-së në të ardhmen e afërt”, vlerësoi ambasadorja.

Huber theksoi se decentralizmi është shumë i rëndësishëm sepse sjell më shumë funksione të deleguara, më shumë autonomi dhe garanton shërbime më të mira për qytetarët.

“Zvicra do të vazhdojë të jetë e angazhuar për ta mbështetur Shqipërinë në këtë transformim kaq të rëndësishëm”, siguroi Huber.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Brenda marsit finalizohet struktura e Akademisë së Pushtetit Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Brenda marsit finalizohet struktura e Akademisë së Pushtetit Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të…