Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore

Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.


E ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.

Kramme shprehu vlerësimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një angazhim që shkon përtej dimensionit ekonomik dhe lidhet ngushtë me përputhjen e vlerave evropiane që Shqipëria i ndan.

Ajo u ndal edhe tek sfidat e Gjykatës së Lartë pas Reformës në Drejtësi, të cilën e përshkroi si një ndërhyrje të thellë shoqërore që kërkon vullnet, konsistencë dhe guxim institucional.

Sadushi theksoi afërsinë mes kuadrit ligjor shqiptar dhe atij gjerman, si një referencë e rëndësishme në praktikën gjyqësore, dhe prezantoi arritjet konkrete të Gjykatës së Lartë: uljen e backlog-ut, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe transparencës, të gjitha të reflektuara në rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Në cilësinë e Kryetares së Fondacionit IRZ, Kramme shprehu gjithashtu interes për bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë dhe funksionimin e platformës JUDIX, një instrument modern dhe i dobishëm për juristët shqiptarë, i mundësuar falë mbështetjes së IRZ. Sadushi shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje dhe vuri në dukje rëndësinë e vijimit dhe zgjerimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim i ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner, si dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit IRZ.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Silvinjo: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është…