AAPSK, trajnim mbi administrimin e shoqërive tregtare

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së kapaciteteve profesionale, organizoi sot një trajnim të specializuar me temë “Shoqëritë tregtare dhe QKB”.


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së kapaciteteve profesionale, organizoi sot një trajnim të specializuar me temë “Shoqëritë tregtare dhe QKB”.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e GIZ në Tiranë, në bashkëpunim me GIZ dhe PKF Albania.

Gjatë trajnimit, Julian Saraçi, auditues ligjor dhe konsulent i pavarur trajtoi çështje kyçe që lidhen me themelimin, regjistrimin, qeverisjen dhe administrimin e shoqërive tregtare, me fokus të veçantë mbi rastet e shoqërive të vendosura nën sekuestro apo konfiskim.

Trajnimi synoi rritjen e njohurive dhe aftësive praktike të stafit të AAPSK, duke u bazuar në ligjërime interaktive, analizë rastesh dhe diskutime mbi situata konkrete të hasura gjatë administrimit të subjekteve tregtare.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me kuadrin ligjor dhe konceptet bazë të ligjit 9901, përfshirë strukturën dhe format e shoqërive tregtare, si dhe me procedurat e themelimit dhe regjistrimit të shoqërive në QKB, dokumentacionin përkatës dhe hartimin e statutit.

Po ashtu temë e këtij trajnimi ishte edhe qeverisja korporative dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese, me theks te roli i administratorëve dhe mënyrat e përfaqësimit ligjor, si dhe të drejtat dhe detyrimet e aksionarëve, mekanizmat e vendimmarrjes dhe menaxhimin e konflikteve të interesit.

Të pranishmit bënë po ashtu interpretimin e rregullave ligjore në administrimin e shoqërive të sekuestruara apo të konfiskuara, një proces me rëndësi të veçantë për misionin e AAPSK.

Programi përfshiu katër sesione tematike, të shoqëruara me diskutime mbi praktikat e mira dhe sfidat në zbatim, ndërsa aktiviteti u mbyll me një sesion përmbledhës dhe shkëmbim komentesh nga pjesëmarrësit.

Nëpërmjet këtij trajnimi, AAPSK vijon përpjekjet për forcimin e profesionalizmit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e procesit të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në funksion të një menaxhimi më efikas të tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…