Pirdeni: Me hapjen e të gjithë kapitujve, Shqipëria më pranë se kurrë Bashkimit Europian

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka reaguar sot përmes rrjeteve të saj sociale në lidhje me hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka reaguar sot përmes rrjeteve të saj sociale në lidhje me hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në.

Ajo nënvizon se, sot Shqipëria është më pranë se kurrë familjes së saj natyrale të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria më pranë se kurrë familjes së saj natyrale të Bashkimit Evropian”, theksoi Pirdeni.

Ministrja u shpreh se sot në Bruksel ishte një tjetër ditë domethënëse e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, e cila brenda një kohe rekord prej 12 muajsh çeli të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në.

“Misioni historik vazhdon pa ndërprerje për të mbyllur negociatat e hapura brenda 2027-tës dhe anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade”, nënvizoi Pirdeni.

Pirdeni u shpreh, krenare për vlerësimin dhe mbështetjen e qartë të BE-së në këtë përpjekje të përbashkët, si dhe shprehu shumë mirënjohje ndaj punës dhe përkushtimit së secilit negociator për arritjet e deritanishme dhe hapjen e horizonteve të reja me Bashkimin Evropian.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…