Ndahen çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2025”, Artan Fuga autori më i mirë i vitit

Juria e Panairit të Librit “Tirana 2025” ndau sot çmimet e shumëpritura nga botuesit, shkrimtarët e lexuesit. Juria e këtij panairi përbëhej nga Elsa Skënderi Rakipllari (kryetare), Beti Njuma, Maniela Sota, Teuta Dhima dhe Zija Vukaj.


Juria e Panairit të Librit “Tirana 2025” ndau sot çmimet e shumëpritura nga botuesit, shkrimtarët e lexuesit. Juria e këtij panairi përbëhej nga Elsa Skënderi Rakipllari (kryetare), Beti Njuma, Maniela Sota, Teuta Dhima dhe Zija Vukaj.

Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, iu dha Ali Xhikut, për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”, botuar nga “Onufri”. Çmimi u dha për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare.

I mirënjohuri Artan Fuga u nderua me çmimin “Autori më i mirë i vitit”, për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga “Papirus”. Juria e panairit gjykoi se ky libër është një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.

Përkthyesi më i mirë i vitit u shpall Virgjil Muçi, për përkthimin mjeshtëror të veprës “Xhejmsi” të Percival Everett, fitues i Çmimit “Pulitzer 2025”, botuar nga “Dituria”. Libri eflekton njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talentin prej shkrimtari të Virgjil Muçit. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.

Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” iu dha shkrimtares Valbona Banka për romanin për fëmijë “Aria, në dorën time”, botuar nga “Dita Books”, për rrëfimin e këndshëm dhe me humor, që ndërkall në tekstin letrar edhe shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë, që nxisin formimin e identitetit kombëtar te lexuesit e vegjël, dhe edukimin emocional përmes letërsisë.

Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip iu dha Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024, botuar nga “Buzuku”. Motivacioni i këtij çmimi ishte: “Përmes nuancimeve të larmishme të fjalës e sintaksës së zhdërvjellët përkthyesi sjell besnikësërisht në shqip një histori drithëruese duke ruajtur stilin e autorit me heshtjet, belbëzimet dhe shumësinë e zërave të këtij romani tronditës”.

Panairi i Librit do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…